Rrëfimi i Fatmires për luftën në Kosovë merr çmimin e parë në Zvicër


Fatmire Sopa-Zenelaj ka fituar vendin e parë në konkursin në nivel zviceran në kuadër të festivalit të letërsisë “StadtLesen” që mbahet në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse. Fatmire Sopa punon në Departamentin e Integrimit në komunën Oberriet të kantonit St.Gallen. Në fund të shtatorit ajo ka fituar në Cyrih vendin e parë (për Zvicrën) në konkursin e parë letrar të festivalit ndërkombëtar të letërsisë “StadtLesen”.

Ky është një festival i shtrirë në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse dhe këtë vit është zhvilluar në 28 qytete të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Zvicrën në këtë festival masiv e ka përfaqësuar Cyrihu dhe në kuadrin e aktiviteteve të ndryshme të tij ka qenë edhe konkursi i përmendur letrar.

Në këtë konkurs, pra, në nivel të Zvicrës, ka fituar Fatmire Sopa dhe dy krijuese tjera. E kontaktuar nga albinfo.ch, Fatmire Sopi na prezantohet shkurtimisht, kështu: Jam nga Strellci i Epërm, komuna e Deçanit. Para se të vija për të jetuar në Zvicër, kam përfunduar Fakultetin Juridik, në Kosovë. Ndërsa në Zvicër kam bërë drejtimin tregtar dhe shkollën për punë si animatore për fëmijë.

Ndërsa lidhur me krijimtarinë e saj letrare ajo shprehet “Deri më tani kam të botuar dy libra: “Ditar në Vargje“ dhe “Në Krahët e Ëndrrës“ që janë libra me poezi. Ndërsa libri i tretë është një roman i bazuar në ngjarje të vërtetë i shkruar në gjuhën gjermane i cili ende nuk e ka parë dritën e botimit”.

Gazeta “Tagblatt” e St. Gallenit ia kushton një artikull autores nga Kosova. Kosovarja jeton në Oberriet prej 13 vitesh është e martuar dhe ka dy fëmijë. 36-vjeçarja ka ardhur në Zvicër jo për shkak të luftës por falë dashurisë. E megjithatë në kokën e saj ka ende përvoja lu*fte që nuk do t’i harrojë kurrë dhe që ende e shqetësojnë atë.

Mijëra fëmijë kanë histori të ngjashme
Tani juriste e diplomuar Fatmirja kishte filluar të shkruante që fëmijë. “Të gjitha tekstet më janë djegur në lu*ftë kur shtëpia jonë qe djegur” thotë Fatmire Sopa. Por shkrimi është ende një pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Deri më tani ajo ka shkruar tre libra dy prej të cilëve janë botuar. Libri i saj i tretë, i cili duhet të dalë në gjermanisht është gati të botohet.

Tema e konkursit të festivalit “Stadtlesen” ishte “Kapërcimi i kufijve – Arratisja dhe Migrimi”. Në tekstin e saj eponim “Kapërcimi i kufijve” ajo tregon historinë e Shpresës. Gjithçka filloi më mars të vitit 1998 kur shpërtheu lu*fta në Kosovë e cila ndryshoi papritmas jetën e Shpresës dhe të mijëra fëmijëve të tjerë. “Kanë kaluar shumë vite, por kujtimet për lu*ftën tor*turat të vde*kurit dhe mas*akrat ikjen dhe vuajtjet janë ende të freskëta në mendjen time. Më duket se gjithçka ndodhi dje” shprehet Fatmirja.

36-vjeçarja përshkruan përvojat e Shpresës në një mënyrë emocionuese, të detajuar dhe mbi të gjitha pa zbukurime. “Dua ta harroj lu*ftën dua të mashtroj veten se gjithçka ishte thjesht një makth por më kot. Sa herë që mbyll sytë ndiej dorën e mikes time në dorë dëgjoj zërin e mësuesit dhe të nxënësve të tjerë dëgjoj zërat dhe britmat e vajzave të dhu*nuara dëgjoj zërat e foshnjave që qajnë pandërprerë Dëgjoj të shtënat me armë që vranë babanë tim ndiej të ftohtin e marsit dhe shpresën se pranvera do të vijë përsëri ”.

Por pranvera nuk erdhi as për Shpresën dhe as për Fatmire Sopën.
Duhet sensibilizuar botën për dhun*ën dhe terr*orin

“Isha shumë e kënaqur që teksti im u gjet në mesin e tre fituesve të zgjedhur” thotë ajo. Kur kishte dëgjuar për konkursin Fatmirja ishte e sigurt që do të merrte pjesë. Është e rëndësishme që përvoja të tilla të lu*ftës të lexohen nga njerëz të tjerë dhe që ngjarjet e tmerrshme të mos harrohen. Ajo vetë e përjetoi lu*ftën me gjithë dhu*nën dhe terrorin e saj. “Lu*fta nuk është një lojë jeta e të gjithëve duhet të respektohet” thotë Fatmire Sopa.

Baby Boo