Rrëfimi i familjarëve për 18-vjeçarin i cili i dha fund jetës së tij në Kosovë


Familja Bekaj nga fshati Dubravë e Istogut të hënën kishte hapur dyert për të pame. Në shtëpinë e tyre ishin drejtuar shumë persona që po shkonin për kryeshnosh.

Vetëm një ditë më parë, djali i vetëm i shtëpisë, i dha fund jetës së tij duke u varur me litar. Ngjarja tragjike ka tronditur familjarët e shokët e 18 vjeçarit, Jetmir Bekaj. Të ndjerin ata e kujtonin me fjalët më të mira, ndërkaq, atij sot i dhanë edhe lamtumirën e fundit.

Këtë vikend kishte vendosur që ta kalonte me familje. E gjatë ditës, në shtëpinë e Bekajve kishte pasur mysafirë e me ta Jetmiri kishte qëndruar tërë ditën, duke biseduar e qeshur.

Por, një orë më vonë, pasi që në shtëpi kishte mbetur vetëm familja e ngushtë, nëna e djalit kishte dëgjuar një zhurmë nga kati i dytë i shtëpisë, shkruan Express.

Vëllai i vetëm i tre motrave, që nuk kishte shumë kohë që kishte përfunduar shkollën e mesme do t’i jepte fund jetës së tij, pasditen e së dieles.

“Shumë i qetë ka qenë si person. Dje ka ndodhë rastin në shtëpinë e tyre. Ka qenë gruja jem, ka nejt dje ka pi çaj me to, tezja e djalit, ka nejt koxha ni kohë, mas atij rasti janë përshëndet e ka lanë në shpi, mas 1 ore që ka ardh gruja në shpi na kanë thirr që ka ndodh rasti”, tregonte Rasimi.

Në Prokurorinë Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se janë në pritje të raportit të autopsisë. “Prokuroria kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore të Pejës, menjëherë pasi është njoftuar nga policia për rastin në fjalë, ka dalë në vend të ngjarjes, në fshatin Dubravë të komunës së Istogut, ku dyshohej senjë person i moshës 18 vjeçare i dha fund jetës së tijë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurores kujdestare , ndërkaq jemi në pritje të raportit të autopsisë për viktimën. Prokuroria Themelore e Pejës do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme hetimore për ndriçimin e kësaj çështje”, deklaroi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikci për Express.