Rrëfimi i dhimbshëm i Valon Muratit i cili ishte në palestër me Vokrrin në momentin e sulmit


Legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri vdiq sot në moshën 57 vjeçare. Por si ndodhi përkeqësimi i papritur i shëndetit të Fadil Vokrrit. Valon Murati ishte dëshmitar nga palestra ku legjendës iu dha edhe ndihma e parë dhe sjellë rrëfimin e dhimbshëm.

I pranishëm në momentin fatkeq për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës ishte Valon Murati.

 ‘Në momentet e para nuk është ditë se çka ka. Është mëndu që i ka ra të fikët, ka pasur ndonjë lodhje…mirëpo shumë shpejt u kuptu që mund të ishte sulm. Ishte një zyrtar i Eulexit i cili veç kishte fillu t’ia jepte ndihmën e parë’, thotë Murati për Klan Kosovën.

Vokrrit nuk mundi t’i ndihmojë as ekipi i ndihmës së shpejtë.

Në QKUK thanë se i ndjeri ishte sjellë pa shenja jete.

 

Baby Boo