Rrëfimi i afganes: Ëndrrat tona si gra janë thyer


Zeb Hanifa kishte filluar karrierën e saj si konsulente e Marrëdhënieve me Publikun në vitin 2013, pasi kishte diplomuar në një kolegj të provincës Balkh.
Puna e saj e parë ‘i dha krahë të fluturonte’, kujton ajo, duke shtuar se ishte ndjerë krenare kur kishte udhëtuar në një vend tjetër vetëm me paratë që kishte kursyer. Ishte një moment krenar edhe për nënën e saj, pasi ajo kurrë nuk e kishte vënë këmbën jashtë qytetit të saj të lindjes.

“Ishte sikur nëna ime po e jetonte ëndrrën e saj përmes meje. Por ajo e kishte këtë frikë të vazhdueshme që diçka do të shkonte keq, ajo u rrit në konflikt. Unë nuk e kuptoja atëherë atë, por tani e kuptoj “, ka thënë Hanifa.
Hanifa po planifikonte të merrte nënën e saj në udhëtimin e saj të parë të huaj në kohën kur kishte goditur pandemia dhe tani ajo nuk është e sigurt se një mundësi e tillë do të vijë përsëri.

“Unë jam e thyer. Nuk jam e sigurt nëse do të jem ndonjëherë në gjendje të punoj apo të bëj gjithçka që doja të bëja. Ka kaq shumë gra të reja si unë, ëndrrat tona janë thyer. Dhe shpresat tona për një të ardhme më të mirë po zbehen shpejt”, është shprehur gruaja afgane.

Baby Boo