Rrëfimi i 72 vjeçarit që vuajti në burgun e Shutkës, pasi i kishin vjedhur identitetin! (VIDEO)


Plaku 72 vjeçar Zllate Stojanovski nga lagjja Vllae në Shkup ende nuk mund ta harroj tmerrin që ka përjetuar në burgun e Shutkës, duke mos e ditur fare se për çfarë është i akuzuar.

Me lot në sy për emisionin “KOD” sqaron se një ditë policia kishte trokitur në derë, ai atëkohë gjendej në punë, del gruaja dhe policët i sqarojnë se Zllate Stojanovski duhet të paraqitet në polici. Gruaja u tregon vendin e punës dhe policën shkojnë direkt e arrestojnë në vendin e punës, transmeton PaCensurë.

Më pas e transferojnë në stacionin policor “Beko” ku nga aty e vendosin ne burgun e Shutkës. Ai sqaron se ende nuk e dinte se për çfarë e kishin arrestuar. Pasi kalojnë 10 ditë e kupton se vepra për të cilën akuzohet është për falsifikim dokumentesh, dhe më pas me ndihmën e avokatëve lirohet nga burgu.

Zllate Stefanovski më pas kupton se identiteti i tij është i vjedhur nga dikush që ka falsikuar dokumente për ta privatizuar një parcelë shtetërore.

Pas burgut ai ka investiguar për burgosjen e tij e më pas zbulon se identiteti i tij është vjedhur , pra letërnjoftimi i tij është i njejtë me një tjetër vetëm fotografia është i një personi tjetër./PaCensurë

Baby Boo