Rrëfimi emocional i Dautit: Unë dhe Ramushi i kemi nga 20 plumba në trup


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka folur, ndër të tjera, edhe për polemikat për luftën me ish-bashkëluftëtarin e tij, tani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përcjell Fakte.

“Gjithçka mund të më thuash, tradhtar s’mundesh”, është shprehur Daut Haradinaj në T7.

“As mua, as Ramushit”, ka shtuar ai.

“Në fund të ditës, të dytë i kemi nga 20 plumba në trup”, ka thënë Daut Haradinaj.

“Të dytë e kemi oborrin të mbushur me familjarë të vrarë. Të gjithë me pushkë në dorë, secili më i zoti se tjetri”, është shprehur ai në T7.

“Çka duhet të bëjmë më për ta dëshmuar që e duam këtë vend”, ka thënë ai, pasi ka kujtuar se ai dhe vëllai i tij, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Hagë vullnetarisht për t’u përballur me akuza për krime lufte.

Baby Boo