Rrëfimet e tme*rrshme të hoxhës më të njohur turk’


Me 1,045 vjet burg është dënuar Adnan Oktar i njohur si Harun Jahja (Yahya) nën akuzat për përdh*unimeve, ab*uzime sek*duale me fëmijë, mashtrime kërcënime dhe spiunazh. Librat e tij, si literaturë fetare (islame) janë të përkthyera shumë edhe në shqip dhe shiten edhe sot në librari islame dhe disa sosh mund të gjenden lehtësisht edhe online.

Dhjetëra gra e burra kanë dëshmuar kundër Adnan Oktar, i njohur në literaturën islame edhe si Harun Jahja i cili u dënua në janar të këtij viti me 1,045 vjet burg.

Oktar – ‘Harun Jahja’, u dënua nën akuzat për një sërë veprash përfshirë per*dhunime, abu*zime me fëmijë, spiunazh dhe ker*cenim. 64 vjecari ka mohuar të gjitha akuzat.
Por vik*tima e njeriut që është i njohur shumë edhe për literaturën islame kundër teorisë së Darvinit, kanë dëshmuar rrëfshime të tmerrshme për Sunday Times,l.

Një nga gratë që thotë se ai i quante ‘macet e tij’, ka rrëfyer se si është per*dhunuar nga Harun Yahya në moshën 16 vjecare. Më pas të njëjtën, e kishte detyruar të bënte operacion në hundë, pa anestezion, kur kjo grua kishte mbushur të 20-tat.

Ajo ka thënë se ka ende trauma nga operaiconi:

“Më kujtohen ende goditjet e cekicit. Po numëroja se sa herë do të duhej të godiste ai cekic në hundën time që të ndryshohej ajo”, ka rrëfyer vi*ktima e Yahua.

Seda Islidar, ka rrëfyer se si ishte bashkuar grupit në moshën 15 vjecare nëpërmjet shoqërisë në shkollë në vitet e 80-ta. Ajo thotë se ky ishte një grup që udhëhiqet nga Yahya por që emrin e grupit s’di t’ia thotë por e përshkruan grupin si një –marrëdhënie toksike ‘ku ishe i izoluar’.

Ajo rrëfen se Oktar (Harun) e kishte detyruar të martohej me të kur ky ishte 30 vjecar dhe kur kjo grua ishte adoleshente. Pas tetë vitesh jetese me të, Selda kishte arritur të ikte nga ai, shkoi në Kanada ku edhe qëndron ende.

Një grua tjetër, me emrin Ceylan Ozgul iu bashkëngjit grupit në moshën 24 vjecare në vitin 2006, dhe u bë një ‘nga figurat më eminete të grupit derisa u largua nën dyshimet për tradhti ndaj Oktarit’. Kjo grua e përshkruan grupin si një ‘burg’ dhe shton se ‘askush në Turqi nuk e merrte Oktarin serioz, pasiqë ai parapëlqente të rrethohej (në publik) me gra që dukeshin të qetë, por ndërkohë bënte abu*zime të tmerrshëm me vik*timat e tij”.

Baby Boo