Rrëfimet e dy dëshmitarëve të aks*identit tra*gjik në Bullgari që ndihmuan të parët të mbijetuarit


Dy nga dëshmitarët okularë të aksidentit të autobusit i cili më pas u përfshi nga flakët në Bullgari kanë rrëfyer për atë që ndodhi në natën tragjike.Valentin Georgiev nga Sandanski i cili punon si korrier ishte nisur të hënën në mbrëmje nga Sofja në Blagoevgrad.“Fillimisht mendova se pylli po digjej. Flakët ishin të mëdha. Të mos gënjej, por mund të ishin 2-3 metra. Zjarri ishte i madh”, tha Georgiev.Kur u afrua pa një autobus që po digjej. Ai është edhe dëshmitari i parë okular i tragjedisë. Policia dhe zjarrëfikësit mbërritën pas tij në vendin e ngjarjes.

“Kamioni im ishte rreth 100 metra larg. Unë isha i pari dhe pas 5-10 minutash erdhi një makinë e dytë, e tretë e katërt…U grumbulluan shumë kamionë. Kur dola nga kamioni dëgjova britma. Të mbijetuarit bërtisnin dhe qanin, fytyrat e tyre ishin të mbuluara me gjak”, tregon Valentin Georgiev.Ai nxitoi për të ndihmuar. Gjëja e parë që pa ishte një burrë që përpiqej të shpëtonte të dashurën e tij.

“Ai bërtiste: Policia, policia. Ai e mbajti vajzën në krah dhe pastaj e lëshoi. Mendoj se ai kishte lënduar këmbën sepse çalonte dhe ai e lëshoi atë në rrugë. E Çova vajzën në fund të autostradës, mendoj se kishte thyer të dy këmbët. Ishte e zbathur, pa çorape. Vajza tjetër ishte e ftohtë, i dhash xhaketën që të ngrohej. I dhash edhe ujë”, shton ai.Ndërkohë një baba po përpiqej të shpëtonte djalin e tij nga flakët.“Po bërtiste se i biri ishte brenda. Ai tentoi të hynte në zjarr për të shpëtuar djalin e tij, por unë e ndalova”, thekson Georgiev.Policia e zjarrëfiksit mbërritën 20 minuta më vonë. Pas tyre edhe ambulanca.Emil Metodiev gjithashtu u përpoq të ndihmonte duke thirrur vazhdimisht 112. Ai ruante një kantier ndërtimi afër vendit të aksidentit.

Ai gjithashtu ishte i pari që thirri ndihmën.“Mendoj se goma e përparme ka shpërthyer. Disa sekonda pas shpërthimit u shfaqën flakët. Në momentin e ndaljes autobusi ishte duke u djegur. Jo vetëm përpara, mbrapa kudo. Kur mbërritën nga stacioni i zjarrëfikësve, dëmtimi i autobusit ishte i dukshëm. Ata që ishin në autobus, nuk mendoj se kishin mundësi të zbrisnin. Një gjë e tillë nuk harrohet”, tha ai.

Baby Boo