Rrëfimet e banorëve që i lëshuan Thaçit e Veselit shtëpinë në Shqipëri


Dy dekada pas luftës në Kosovë, ndërsa ish-drejtuesit e UÇK’së ndodhen në Hagë, gjurmët tyre janë të paprekura në bazat ku ata strehoheshin, në shtëpitë shqiptare në zonën e Hasit. Veshjet ushtarake që ata përdornin, fishekë plumbash, tunele që shërbenin si depo armatimesh, janë aty.
Por asnjë dëshmi nuk vjen prej andej që konfirmon akuzat që tregojnë mbi ish-gjeneralët.

Vlaheni është 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe 3 kilometra larg kufirit me Kosovën. Në katin e tretë ndodhen ende veshjet ushtarake të luftëtarëve të UCK, veshjet dhe një arkë fishekësh.
Një shtëpi trekatëshe ka qenë një nga bazat e UÇK për gati 15 muaj, aty vinin dhe ikin, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Banorët që i pritën e u kujdesën për ta rrëfejnë se si transportonin ar*mët e mun*icionet me kuaj për në kufi deri në pikën ku të tjerë lu*ftëtarë prisnin furnizimet.

Dy vëllezërit e familjes Goca që jetojnë në këtë shtëpi rikthejnë në këtë moment delikat gjyqesh që janë hapur për UCK, jetën me ish luf*tëtarët në ato muaj lu*fte.
“Erdhën këta të dy këtu, thanë a ka mundësi me na lëshuar një vend, se nuk po kemi ku me ndenjur. Edhe ramë dakord, ua lëshova 5 dhoma në katin e parë, ndenjën 5 muaj. Rrija me ata. U zbërtheja automatikët, mitralozë” tha ata.
Mendohet se nga këto shtëpi të fshatit, Vlahen nga marsi i ‘98 deri në qershor ‘99 kanë kaluar rreth 5 mijë ushtarë për në front.

Banorët kanë qenë dëshmitarë të çdo aktiviteti në këtë zonë dhe mohojnë të ketë pasur bur*gje apo dhoma to*rturash për robër lu*fte, ndryshe nga pretendimet e hershme që janë ngritur herët nga prokurorë të Beogradit e janë vënë në lëvizje tani.
“Jo, jo! Familje me të mirë nuk ke këtu në Has. Nuk ka mbajt asnjë” tha një banor për ABC-në.

Fshati fqinj me Vlahen, Nikolic, 5 km me tutje ka shërbyer dhe ai si bazë ushtarake e UCK. Aty luf*tëtarët janë strehuar për 3 muaj në shtëpinë e Sali Jakut.
61 vjeçarja që i ka shërbyer Hashim Thacit tregon tre ndërtesat ku qëndronin të rinjtë e luf*tës.
“Ku kemi mundur, ku kishim vend i linim. I strehonim. 15 burra. Kanë hequr keq, nuk kishin pretendime, edhe në tokë me fjetur, vetëm të çlironin vendin” tha e moshuara.

Nëna tregon se predhat serbe i kanë lënë invalide vajzën, ndërsa përballë akuzave që janë ngritur ndaj ish protagonisteve të UÇK ajo beson vetëm atë që ka parë vetë e thotë se nuk është penduar asnjëherë për shërbimet që u ka bërë djemve.
“Prapë se prapë nuk jam e kënaqur, nuk kam bërë sa duhet për ata njerëz” tha ajo

Baby Boo