Rrëfehet Stresi: E kam provuar mar*ijuanën për herë të parë në vitin 1999 dhe ende s’e kam lënë


Reperi i njohur shqiptar Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në intervistën 60 sekondëshe.
Ai ka rrëfyer në pak sekonda shumë detaje nga jeta e tij ku ndër të tjerash ka thënë se nuk e di se sa para ka në bankë.

Më pas reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka thënë se e ka provuar për herë të parë mari*juanën që nga viti 1999 dhe nuk e ka lënë më.

Gjatë intervistës ai e ka quajtur Unikkatilin legjendë ndonëse u shpreh fillimisht që asnjëri prej reperëve shqiptarë nuk e meriton famën që ka.I pyetur se çfarë do të ishte nëse jo reper, Stresi përmendi profesionin e politikanit ndërsa tha se për asnjë arsye nuk do të kalonte në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Baby Boo