Rrëfehet babai i Elez Blakajt: Haradinaj të mos e ofendojë djalin tim

Beqir Blakaj, babai i ish-prokurorit special, Elez Blakaj, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet ta ofendojë djalin e tij, i cili hetoi listat e veteranëve të UÇK-së.

Baby Boo Tinex

Ai i është përgjigjur fyerjeve që ia ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj djalit të tij, si dhe kërcënimet që ish-prokurori ka marrë gjatë hetimeve të mashtrimeve në listat e veteranëve.

Kryeministri i kishte quajtur “hajn të pulave”, ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka lënë gati aktakuzën për fryrjen e listave të veteranëve dhe ka shkuar në SHBA pas dorëheqjes. E babai i ish-prokurorit thotë se e admiron kryeministrin, por që ka disa fjalë për ofendimet që ia bëri djalit të tij.

“Unë zotin Haradinaj e kam idol. Më pëlqen, E kam votuar me gjithë qenien. Por, nuk ka nevojë që ta ofendoj djalin”, ka thënë Blakaj për Frontal të T7.

Babai i ish-prokurorit nuk ka hezituar të flas për bindjet e tij politike, ndërsa ka treguar edhe pse ka aplikuar për marrjen e statusit të veteranit.

Restorant Lumare