Rrëfehen të afërmit: Nusja na vrau nënën dhe vëllain, ju ka dhënë petulla me ilaç gjumi…

Ngjarja e rëndë e 22 janarit të këtij viti në Vlorë, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën në banesën e tyre nga nusja e shtepisë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Baby Boo

Viktimat ishin Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç, ndërsa ekspertiza tregoi se djali ishte goditur me sëpatë në kokë, dhe nëna ishte mbytur me tel në gjumë. Për ngjarjen në fjalë u arrestua nusja, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.



Nusja si fillim mohoi ngjarjen, madje deklaroi se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur krimi, por pas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ishte bashkëpunëtore në krim. Të afërmit e viktimave, vajzat dhe djali i familjes Hoxhallari hedhin dritë mbi të tjera detaje nga historia makabre, që i ngjan një skenari të filmave të Hollywood-it.

Ata teksa kërkojnë drejtësi për dënimin e autorëve të vrasjes së nënës dhe vëllait të tyre, flasin për konfliktin e ri që ka nisur për banesën ku kanë të drejtën e pronësisë. Vajzat e shtëpisë, Lindita dhe Miranda të cilat janë të martuara tregojnë se Hysnija u kishte bërë petulla me ilaç gjumi në darkë vëllait të tyre dhe nënës dhe më pas i ka vrarë në bashkëpunim me Kasemin me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore për të marrë pasurinë.

“Ne na njoftuan se është djegur mamaja me vëllain me bombol. Nisemi për në Vlorë dhe atje mësoj se ata i kishin vrarë. Në orën 5 të mëngjesit vjen Hysnija dhe i bie të fikët. I thotë tezja si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se kishte rënë zjarr tek gazhina. Hysnija mendonte për pasurinë e shtëpisë që në tre ditët e para të ngjarjeS. Hysnija u ka bërë petullat dhe atje ka hedhur ilaçin e gjumit. Me pas në atë moment ka hyrë Kasemi dhe kanë vrarë nënën dhe vëllain dhe i kanë vënë flakën shtëpisë. Na ka thënë vetë Hysnija që i kishte bërë petulla atë natë. Madje ajo ishte djegur edhe vetë pak dhe ishte lyer me kolinoz. Nëna dhe vëllai kishte ngrënë petulla, ndersa djali dhe Hysnija nuk kishin ngrënë. Hysnija donte të merrte pasurinë e vëllait. Pronat, shtëpinë që ka ndërtuar babai dhe vëllai. Shtëpia është e mbyllur që pas ngjarjes. Çelësin e ka motra e Hysnijes. Ne nuk kërkojmë dot çelësat se do hyjmë në sherr”-kanë thënë të afërmit e viktimave/BW/


Ndër të tjera ato rrëfejnë se në llogarinë bankare ishin 48 mijë euro në emër të nënës së tyre dhe të vëllait, të cilat i ka marrë nusja e shtëpisë, Hysnija, e cila akuzohet për vrasjen.

“Hysnija kishte bërë përpara vrasjes dokumentet për trashëgiminë e shtëpisë. Hysnija, nga 48 mijë euro gjysmat i ka tërhequr dhe gjysmat e tjera të parave kanë mbetur të ngrira. Ne i kemi thënë prokurorit për të kërkuar çelësin për të hapur derën, por ai ka thënë që duhet ta zgjidhni vetë këtë çështje. Nuk dyshonim që Hysnija kishte lidhje jashtëmartesore”- shprehen të afërmit e viktimave.

Ndërkohë djali i familjes, Zambak Hoxhallari, i cili ka dalë nga burgu para disa ditësh, pasi ishte dënuar me 3 vite për grabitjen e disa dokumenteve dhe 1 mijë eurove thotë se grabitjen e lekëve e ka bërë nusja e shtëpisë, Hysnija dhe ai është i pafajshëm. Ai thotë se ngjarja do ishte parandaluar nëse policia do kishte arrestuar Hysnijen për grabitjen e lekëve në shtëpi.

“Unë jam akuzuar për vjedhjen e disa dokumenteve. Lekët ishin tërhequr nga ato dokumente. I kishte tërhequr babai. Ne nuk i denoncuam grabitjen e 1 mijë eurove. Familja nuk bëri asgjë për të dalë unë nga burgu. Tek dokumentet ishin libreza e shtepisë dhe dokumente të tjera. Në këtë histori dyshonin pleqtë për ish gruan time dhe Hysnijen. Kur vdiq babai unë takova nënën dhe motrat. Në burg ka ardhur edhe Hysnija e cila kërkonte të humbiste gjurmët.

Vëllai më tha se i kishte vjedhur gruaja e tij kur më takoi në burg. Olsi ishte pak i frikësuar. Unë i thashë që te ruhej sepse ishte i frikësuar. Nuk e di ndoshta i kanë bërë presion. Nuk besoja kur mora vesh vdekjen e nënës dhe të vëllait. Në fillim mora vesh se janë djegur, por mua më shkonte mëndja tek gruaja ime dhe Hysnija. Do ishte parandaluar kjo ngjarje nëse policia do kishte arrestuar Hysnijen për grabitjen e lekëve. Unë dua pafajësi tani që kam 3 javë që kam dalë nga burgu”- ka thënë Zambak Hoxhallari.


Restorant Lumare