Rrahje mes 4 personave në fshatin Pirok për shkak të konfliktit për ndarjen e pasurisë


Dje (14-dhjetor) në ora 12:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i ndërsjellë në të cilin kanë marrë pjesë katër persona nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura pasurore dhe juridike për të cilat ata ishin në një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë paraqitur në Njësinë e Policisë Kamnjan dhe janë siguruar edhe dy personat tjerë të përfshirë. Rasti është duke u zbardhur plotësisht dhe ndaj pjesëmarrësve në përleshje do t’u përgaditen parashtresa përkatëse.

Baby Boo