Rra*hje masive në Mitrovicë, përshihen 30 persona – Përdoret edhe ar*më


Një rrahje mes 30 personave ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (13 nëntor) në Mitrovicë të Veriut. Policia ka njoftuar se disa nga 30 personat e përfshirë dyshohet se kanë qenë të dehur. Tutje policia ka bërë të ditur se në këtë rra*hje dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna ar*mësh, kjo sepse policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.

Ndërkaq si pasojë e kësaj rra*hjeje një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. “Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alko*olit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Baby Boo