Rrahje dhe aksidente në natën e Vitit të Ri


Mbrëmjen e kaluar policia i ka patur duart përplot punë. Kanë ndodhur një mori aksidentesh rrugore, por edhe rrahje nëpër lokale të ndryshme që ishin rastet më të shpeshta në mbi 23 raste të regjistruara nga policia.

Pas ndërrimit të motmoteve, më 1 janar, policia ka regjistruar 4 raste të rrahjes.
Në orën 12 e 55 të natës, ka ndodhur një rrahje në një lokal në Çarshinë e Manastirit. Disa persona ishin përfshirë në sherr, por më i lënduari kishte përfunduar një 18 vjeçar që ishte dërguar në spitalin e qytetit.

Në orën 3 të mëngjesit, ka ndodhur një rrahje në Veles. Tani viktimë e rrahjes ishte një 17 vjeçar të cilin e kanë rrahur para një diskoteke. Autori i dhunës tashmë është i njohur për policinë dhe MPB-ja po punon për zbardhjen e rastit.

Në orën 3:40, një rast tjetër dhune është regjistruar në Kratovë, në sheshin “Pavell Shatev”. Një 34 vjeçar e ka rrahur një 28 vjeçar nga fshati Tërnovac i Kratovës.
Në orën 5:15 të mëngjesit, dy të rinjë 18 vjeçarë, kishin denoncuar në polici se ishin viktimë të dhunës së dy personave të panjohur. Policia thotë se po punon për zbardhjen edhe të këtij rasti.

Kanë ndodhur edhe pesë raste të tjera të rrahjes gjatë ditës së 31 dhjetorit. Në spital ka përfunduar një qytetar 50 vjeçar i Manastirit dhe një taksist 24 vjeçar, por ka patur edhe disa raste të tjera që kanë kaluar me lëndime më të lehta.

Policia ka kapur edhe një qytetar që e kishte mbushur makinën e tij me 9500 mjete të ndryshme piroteknike, për çka Kodi Penal, parashikon burg, prej 1 deri në dhjetë vjetësh. Ndërsa, për shfrytëzim të mjeteve piroteknike, që prishin rendin dhe qetësinë publike, parashikohen gjoba prej 200 deri në 500 euro. Por sipas Kodit Penal, nëse ai që ka përdorur mjete piroteknike është fëmija, prindi i tij do të gjobitet prej 500 deri në 800 euro.

Baby Boo