Rra*hja mes policëve e qytetarëve në Ferizaj: IPK del me konstatim për dy zyrtarët


Më 14 gusht në orët e mbrëmjes dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës përgjatë inspektimit të zbatimit të masave ndaj COVID-19 në një qendër tregtare në Ferizaj, ishin përl*eshur me dy qytetarë të cilët nuk kishin respektuar masat kundër pandemisë.
Kushtrim Hodaj ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në Inspektoratin Policorë të Kosovës, ka thënë se ata trajtojnë çdo ankesë që marrin ku dyshohet që pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne si Inspektoriat Policorë i Kosovës, trajtojmë të gjitha rastet a po ankesat ku dyshohet se pjesëtarë të policisë kanë tejkaluar përgjegjësit obligimet e veta apo kanë keqpërdor ose kanë keqtrajtua qytetarë gjatë kryerjes së detyrës”.
“Në rastin e fundit te Ferizajt ne kemi dal në vendin e ngjarjes kemi bërë hetimet e nevojshme, kemi marr pamje prej disa burimeve, dhe ka qenë vlerësim i përbashkët i Inspektoratit por edhe i Prokurorit, që në këtë rast përdorim i forcës nga ana e zyrtarëve të policisë ka qenë korrekt, ka qenë proporcional dhe në përputhje procedurat e policisë”, është shprehur ai.

Baby Boo