Rrah brutalisht bashkëshorten e tij, ia fut duart në ‘kaftorr’ dhe e godet me shpatë metali


Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë.

Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje.E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku burri dyshohet se ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se 46-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti verbal ka ofenduar me fjalë të rënda viktimën të cilës i ka kërkuar që të shkojë te familja e saj. Situata dyshohet të ketë eskaluar pasi 44-vjeçarja ka dashur të telefonojë familjen e saj dhe aty ka ndërhyrë i dyshuari i cili ia ka futur duart viktimës në stufë dhe më pas e ka goditur me një shpatë të metalit.

Si pasojë e dhunës, gruaja ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Baby Boo