Roveshata e Cristiano apo ajo e Bale? Jo, goli më i bukur i Champions-it është tjetër (Video)


Me anë të votimeve në uefa.com është përzgjedhur goli më i bukur i këtij sezoni të Champions League, që përfundoi javën e kaluar me fitoren e Real Madrid ndaj Liverpool.

Kur të gjithë prisnin që çmimin ta fitonte roveshata e Cristianos apo ajo e uellsianit Gareth Bale në finalen e madhe, në mënyrë të habitshme është votuar një tjetër gol i Bale, ai i shënuar ndaj Borussia Dortmund.

Sulmuesi i Realit shënoi fluturimthi në “Signal Iduna Park” në fazën e grupeve. Ky gol mori 19% të votave.

Roveshata e Cristianos përfundoi në vendin e dytë, ndërsa ajo e Bale në të tretin.

Top Channel

Baby Boo