Roth: Azili është e drejtë njerëzore, por jo për të ikur nga drejtësia


Ministri Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Michaell Roth, ka lëshuar kritika drejt autoriteteve hungareze për dhënien e azilit politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Ai shkruan se e drejta për azil është e drejtë njerëzore, ndërsa shton se BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokrative dhe evropiane.

“E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Kjo është akt humanitar për të përndjekurit politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë për t’i ikur drejtësisë. BE duhet të bëhet bashkësi e vlerave demokratike”, shkruan Roth në Twitter.

Përndryshe, pasi u arratis nga Maqedonia, Nikolla Gruevski dorëzoi kërkesë për azil politik, ndërsa disa ditë më pas shteti i Hungarisë ia miratoi kërkesën.

 

 

Baby Boo