Rot: PSP-ja duhet patjetër të vazhdojë me punën


Kontesti i emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë duhet të zgjidhet këtë vit, kështu deklaroi sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Gjermanisë, Michael Rot.

Gjatë konferencës së përbashkër me kryeministrin Zoran Zaev, Rot gjithashtu theksoi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) duhet patjetër të vazhdojë me punë. Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë PSP-ja të integrohet brenda sistemit të rregullt gjyqësor

I pyetur për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Roth tha se pa mbështetje publike, ky proces nuk do të jetë i suksesshëm për të dy palët.

Në lidhje me çështjen e emrit, Roth tha se zgjidhja duhet të ndodh këtë vit, duke shtuar se kjo mund të arrihet, pasi që të dy palët kanë shprehur vullnet, kurse ndërmjetësi Nimetz luan rolin kyç.

Sipas tij, të dy qeveritë janë konstruktive dhe fleksibile

Baby Boo