Ronela Hajati performon e para, ndez skenën e “Eurovision 2022” (VIDEO)


Këngëtarja Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë ne “Eurovision 2022” me këngën “Sekret”. Ajo shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë. E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj. Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares.

Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm, teksa nën ritmin e këngës dhuruan një performancë mahnitëse. Ronela Hajati përjetoi e para nga konkurrentët ndjesinë e gjysmëfinales së parë të “Eurovizion 2022”. Me melodinë ritmike kënga e saj është pëlqyer shumë, ku prej disa javësh ajo ka bërë një tur duke performuar këngën në disa shtete.

Baby Boo