Ronaldo një ‘bishë’ e vërtetë: I bën 142 ushtrime barku për vetëm 45 sekonda


Crisiano Ronaldo ka sfiduar të gjithë sportistët në mbarë botën rreth mënyrës për të bërë ushtime të barkut.

Ylli portugez derisa vazhdon të jetë i vetëizoluar nga coronavirusi, po stërvitet në mënyrë që të jetë në formë.

CR7 k publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se a mund të thyejë dikush rekordin e tij për ushtrime të barkut.

“Po ju propozoj një sfidë, që të mund të qëndroni në formë. A mund ta thyeni rekordin tim. Më tregoni se çfarë jeni të aftë të bëni?”, ka thënë ai.

Për dikë që është në formë, ndoshta mund edhe ta sfidojë 35-vjeçarin, mirëpo do ta ketë shumë të vështirë. /Telegrafi/

Baby Boo