Ronaldo në vitin 2015: Dua ta mbylli karrierën në një klub të madh dhe të nivelit të lartë


Cristiano Ronaldo u zyrtarizua te Al-Nassr të premtën mbrëma.

Ylli portugez i dha fund aventurës së tij në Evropë, duke lëvizur drejt Arabisë Saudite.
Pas kësaj lëvizje, komentet e vjetra të Ronaldos janë rishfaqur. Në një intervistë me Jonathan Ross të ITV në vitin 2015, Ronaldo ishte pyetur se “ku e sheh veten duke e përfunduar karrierën”.

Portugezi kishte theksuar se “nuk e shihte veten duke luajtur në liga si MLS apo liga e Katarit”.
Lojtarët më të mirë në të gjithë Evropën, si Andrea Pirlo, Frank Lampard, David Villa, dhe shumë të tjerë kanë luajtur në SHBA dhe ligat aziatike në atë kohë.

“Në mendjen time, dua të përfundoj në nivelin më të lartë. Dua të përfundoj me dinjitet në një klub të madh. Kjo nuk do të thotë që të shkosh në SHBA, Katar apo Dubai, nuk është mirë. Por, nuk e shoh veten”, ishte shprehur 37-vjeçari.

Baby Boo