Ronaldo lë 20 mijë euro bakshish në një resort Grek


Ishte ende pa u mbyllur marrëveshja zyrtare midis Juventusit dhe Realit të Madridit, kur Kristiano Ronaldo ishte duke pushuar në Greqi. Portugezi ndodhej në rajonin e Peloponezit me familjen e tij duke shijuar pushimet pas eliminimt nga Kupa e Botës.

Ditët e pushimeve të tij ai i kaloi në resortin “Kosta Navarino” dhe duket se lojtari nga ngelur jashtëzakonisht i kënaqur nga shërbimi që I është bërë. Më së tepërmi nga mbajtja larg e paparacëve që donin të kapnin moment nga jeta e tij private. Si shenjë falenderimi Ronaldo ka lënë në fund një “çek” me vlerën 20 mijë euro dhe ka lënë porosi që shuma tu ndahet të gjithë punonjësve në mënyrë të barabartë.

Baby Boo