Ronaldinho rezulton pozitiv me Covid-19


Ish-futbollisti brazilian Ronaldinho konfirmoi mbrëmë se ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. “E bëra testin dhe u rezultova pozitiv për COVID-19. Jam mirë asimptomatik por do të duhet ta lëmë ngjarjen për më vonë. Së shpejti do të jemi atje së bashku. Përqafim i madh” shkroi Ronaldinho në Instagram.

Ai gjithashtu tha se do të qëndronte në vetizolim në Belo Horizonte kryeqytetin e shtetit Minas Gerais të Brazilit. Ronaldinho shënoi 33 gola në 97 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij midis viteve 1999-2013.

Tashmë 40-vjeçar ai më parë ishte pjesë e ekipit kombëtar brazilian të futbollit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 ndërsa fitoi edhe Ligën e Kampionëve UEFA me klubin Barcelona në vitin 2006. Ronaldinho gjithashtu fitoi çmimin Topi i Artë në vitin 2005 ndërsa u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2018.

Baby Boo