Romët në Prizren u goditën edhe nga qytetarë tjerë, avokati kërkon veprime të ash*pra


Avokati kosovar Arianit Koci, përmes profilit të tij në facebook ka dhënë detaje të reja për su*lmin ndaj një familje, dje në qendrën tregtare ‘Galeria Shopping Mall’, në Prizren.
Sipas Kocit, përmes një bisede që pati me djalin e familjes rome ai ka kuptuar disa detaje të reja “rrënqethëse”.
“- Kanë qenë 3 pjesëtarë të sigurimit – dy prej tyre i kanë go*ditur romët;

Së paku 2 qytetarë – kalimtarë të rastit, i kanë go*ditur romët – pa asnjë arsye.
Rrahja e babës dhe vëllaut ka ndodhë para syve të motrës 11 vjeqare. Prezent ka qenë edhe nana e saj. Lutjet, br*itmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë su*lmuesit;
Siç po pohojnë shumë qytetarë, në qendër tregtare, shumica nuk kanë pasur maska. E maska ka qenë pretekst për dhu*nën fizike”, shkroi Koci.

Koci ndër tjerash u shpreh se Policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës.
“Prandaj, policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës – të gjithë rend, duke i përfshirë edhe kalimtarët e rastit “që kanë shkepë boksa”, pa asnjë arsye.
Në fakt, si duket, arsyeja qenka tipike rasciste: viktimat janë rom!”, përfundoi Koci.

Statusi i plotë:
Edhe pak për racizmin!
Në bisedë me djalin e familjes rome kuptova disa detaje rrënqethëse:

Kanë qenë 3 pjesëtarë të sigurimit – dy prej tyre i kanë goditur romët;
Së paku 2 qytetarë – kalimtarë të rastit, i kanë go*ditur romët – pa asnjë arsye.
Rr*ahja e babës dhe vëllaut ka ndodhë para syve të motrës 11 vjeqare. Prezent ka qenë edhe nana e saj. Lutjet, britmat dhe kukamat, nuk i kanë ndalë sulmuesit;
Siç po pohojnë shumë qytetarë, në qendër tregtare, shumica nuk kanë pasur maska. E maska ka qenë pretekst për dhunën fizike.

Prandaj, policia duhet t’i marrë urgjentisht të gjitha kamerat dhe t’i procedoj personat përgjegjës – të gjithë rend, duke i përfshirë edhe kalimtarët e rastit “që kanë shkepë b*oksa”, pa asnjë arsye.
Në fakt, si duket, arsyeja qenka tipike rasciste: vi*ktimat janë rom!

Baby Boo