Romantik dhe i sigurt, Turqia propozon restorantin perfekt mes pa*ndemisë


Nëse do të darkosh në një vend romantik, me pamje mbresëlënëse, por njëkohësisht i mbrojtur nga Covid-19, atëherë ky është vendi perfekt. Turqia ka zgjedhur një qasje unike ndaj distancimit social duke instaluar kube transperente për t’iu ofruar siguri klientëve në mesin e pa*ndemisë së koronaviru*sit.

Me pamje nga Briri i Artë në Rripin e Bosforit, restoranti ka ngritur tenda distancuese polikarbonati për të veçuar klientët por edhe për të krijuar një atmosferë romantike. Secila kube ka nga një dritare të posaçme, e cila mund të hapet për të lejuar qarkullimin e ajrit. Kamarierëve u ndalohet të hyjnë brenda, përveçse në rastin kur klientët shtypin butonin e instaluar në tryezë.

Baby Boo