RomaDay 2022: “A ka ende shpresë në parajsë?”


Me rastin e Ditës Botërore të Romëve, që kremtohet prej 51 vjetësh, në Berlin zhvillohen një seri veprimtarish, që kryesisht trajtojnë pesimizmin dhe utopinë për të ardhmen. Me performanca teatrore, diskutime dhe seminare me orientim praktik, një paradë dhe koncert të grupit rap të grave “Pretty Loud” nga Serbia publikut do t’i ofrohen mjaft aktivitete.

Tema qendrore në program janë pabarazia sociale, ndërseksionaliteti, pra pështjellimi i disa formave të diskriminimit shoqëror tek një person, vetëpërfaqësimi artificial politik i romëve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

Ekspozita Performance & Party
Më 7 prill u hap në këtë kuadër ekspozita “Still Hope in Paradise?” me vepra të Małgorzata Mirga-Tas (Polpni), Emilia Rigova (Sllovaki), Luna De Rosa (Itali), Marcin Tas (Poloni) dhe George M. Vasilescu (Rumani).
Më 8 prill: parada përmes Berlinit dhe koncerti i grupit Pretty Loud. Parada do të jetë një ndër pikat kulmore dhe eventi më sensibilizues i Berlinit për Ditën Botërore të Romëve. Deri më 1 maj do të vazhdojnë një sërë veprimtarish të tjera artisitke, performanca dhe diskutime publike lidhur me komunitetin rom.

Baby Boo