Robert Berisha i pakënaqur me izolimin në konvikt: Nuk po kërkojë të na dërgojnë në hotel, por këtu nuk janë kushtet të mira


Qendra e Studentëve është kthyer në karantinë ku po qëndrojnë 50 persona.

Në karantinë është edhe këngëtari i njohur Robert Berisha i cili ka ardhur nga Stambolli në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ai që nga koha u u vendos në konvikt është shprehur i pakënaqur me kushet në qendrën  studentëve duke u shprehur i revoltuar për gjithë këtë situatë.

Ai përveç video dhe fotografive që ka publikuar në rrjetet sociale  ka folur edhe për mediat ku ka treguar për se nuk i janë bërë testet dhe se nuk ka asnjë simptomë.

“Ndodhem në konviktin nr 8 qe koka ma i miri dhe më i riu, na paskemi pas fat që jena vendos këtu, sot kemi ardh nga Stambolli prej New York, atje kemi qenë por janë anuluar koncertet, nuk na lanë Maqedonia me u fut me pasaporta të Kosovës dhe kemi qëndrua në aeroportin e Stambollit, kur erdhëm na thanë me i bo do analiza, na kanë sjell me autobusa”, u shpreh Roperti për T7.

Tutje ai tha se ai nuk po kërkon që ta dërgojnë në hotel, por dhoma në të cilën janë të vendosur nuk i ka kushtet e duhura për të qëndruar të mbyllur.

“ Kushtet këtu për studenta ndoshta nuk janë keq, por për neve që kemi udhëtu gjatë e me u izolu në konvikt në një dhomë të mbyllur edhe pa  dollapa sepse aty ka rroba të studentave, spo lyp me na dërgu në hotele, por nëse janë mundësit që të na bëhet testi, nuk na kanë bërë teste vetëm na kanë mat temperaturen, sepse nuk kam asnjë simptomë, nuk janë kushtet për këta 39 persona, ka persona të sëmur këtu”.

Bashkë me Robertin në karantinë po qëndron edhe menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli.

Baby Boo