Robert Aliaj nxjerr të vërtetën e djalit: “Kristi gjuαn për femra, nuk gjuαn për silikon, është si baba i vet!


Siç e dimë të gjithë tashmë Kristi Dragot është shprehur që në fillim të programit BBV2 që është i lidhur dhe ka dikë që e pret jashtë. Por sa e vërtetë është kjo na e tregon baba i tij Robert Aliaj në një intervistë që ka dhënë së fundmi.

Në intervistën për Syri Tv Roberti shprehet se djali i tij nuk ka një lidhje jashtë por e ka dhënë këtë deklaratë per të mbajtur larg vajzat e tjera të shtëpisë pasi ato nuk jane në shijet e tij duke i etiketuar me termin “femra silikoni”.

Po kujt nga vajzave të shtëpisë i referohet ai? “Kristi gjuαn për femra, nuk gjuαn për silikon, është si baba i vet.”- u shpreh Robert Aliaj.

Pra, Roberti pohon se Kristi po e përdor këtë strategji loje për t’iu shmangur ngαcmίmeve të tjetra të mundshme brenda shtëpisë.

“Mua më pëlqeu një gjë tek Kristi, që edhe pse Kristi praktikisht nuk është se ka ndonjë lidhje serioze me kaq sa di unë, se unë jam baba i vet dhe i di të gjitha se e kam si shok. Unë e vlerësova këtë gjë dhe më erdhi mirë që ai kur e pa që nuk kishte gjë për Kristin, nuk pa që të kishte ndonjë femër që Kristi të bënte dhe ndonjë lloj loje dhe do mbetej publike, por të paktën ishte një femër që ja vlente, Kristi tha që unë jam i lidhur.

Domethënë, ishte strategji e paparë ajo, me refuzu ato që s’duken si femra atij. Kristi gjuan për femra, nuk gjuan për silikon, është si baba i vet.”, tha Robert Aliaj.

Baby Boo