Robelli: “Xhami ka në çdo qytezë, jepni ato para bursa dhe mos i leni këto të rinj..”


Enver Robelli:

Nuk ka qytet dhe qytezë në Zvicër ku nuk ka xhami për besimtarët shqiptarë. Pra, nuk ka mungesë të hapësirave për lutje. Megjithatë, në qytetin e St. Gallenit në Zvicrën Lindore, siç njofton platforma Albinfo.ch, komuniteti i atjeshëm paska prezantuar një projekt për ndërtimin edhe të një xhamie që, sipas nismëtarëve, pritet të kushtojë – 15 milionë franga.

Me këto para do të mund të ndaheshin 1000 bursa nga 15 mijë frangë për studentë. Vetëm një shembull se si 15 milionë do të mund të investoheshin në përparimin arsimor dhe iluminimin e të rinjve të komunitetit shqiptar, jo pak prej të cilëve vazhdojnë të vegjetojnë në margjina të shoqërisë zvicerane, shpesh pa perspektivë dhe duke kryer punë të rënda e të paguara keq. Zoti do të ndihej më i adhuruar nëse me 15 milionë franga do të përkraheshin për t’u përgatitur si ekonomistë nja 150 të rinj shqiptarë apo më shumë. Afër vendit ku parashihet të ndërtohet xhamia është Universiteti i St. Gallenit (HSG), njëra prej shkollave më të mira të ekonomisë në botë, sipas gazetës së famshme britanike Financial Times.

Baby Boo