RMV, zbulohen 11 automjete të cilët kryejnë transport të fëmijëve e që kanë probleme teknike!


Gjatë kontrollit të 391 automjeteve të cilët kryejnë transport publik të fëmijëve, nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete dhe janë konfirmuar 20 vepra penale, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje kumtuan se gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 06:30 deri në ora 09:30, në bazë të prioriteteve të konfirmuara për përmirësim të sigurisë publike, posaçërisht midis nxënësve nëpër shkolla dhe në transportin publik, si dhe respektim dhe zbatim dinjitoz të ligjeve, nëpunësit policor nga Byroja për siguri publike pranë MPB-së, kanë realizuar kontrolle në mënyrë të koordinuar në të gjithë territorin e vendit. Gjatë kontrolleve në gjithsej 391 automjete, janë detektuar 20 vepra penale ndërkaq për shkak të parregullsive teknike, nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete.

“Gjatë kontrolleve në gjithsej 391 automjete janë detektuar 20 vepra penale ndërkaq për shkak të parregullsive teknike, nga trafiku janë përjashtuar 11 automjete. Gjatë kontrollit në të gjitha zonat e sektorëve të brendshëm, janë kontrolluar 469 gjimnazistë të rritur, ndërkaq janë legjitimuar gjithsej 2.457 nxënës, në aspektin e respektimit të Ligjit për Armët, Ligjit për të Drejta të Fëmijëve dhe dhe Kodit Penal”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së

Pas dokumentimit të rasteve, kundlr të gjithë personave përgjegjës të cilët kanë kryer kundërvajtje ose vepër penale do të parashtrohet parashtresë adekuate kundërvajtëse ose penale.

Baby Boo