RMV/ Vijon imunizimi masiv, aplikohen 1 milion vaksina


Në pikat e vaksinimit në Maqedoni, deri tani janë vaksinuar gjithsej 561912 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë pranuar 8914 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 16020 qytetarë. Në shtetin tonë deri tani numri i të vaksinuarve e ka tejkaluar numrin 1 milion. Kështu, deri dje, janë vaksinuar gjithsej 1.016.700 qytetarë. Dozën e dytë e kanë pranuar 454788 qytetarë. Për këtë ka bërë të ditur edhe vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai i gëzuar për rritjen e interesimit për vaksinim, njofton për punën e pandërprerë të ekipeve mjekësore të cilët vaksinojnë qytetarët.

“Vaksinimi në pikat e vaksinimit vijon pa pengesa dhe me interes ët rritur, ndërsa pikat e reja të hapura e disperzojnë punën e rritur të ekipeve mjekësore në poliklinika dhe e ulë rradhën e pritjes për qytetarët. Vaksina ka mjaftueshëm nga të gjithë prodhuesit, ndërsa në nivel javor me porosia të reja të njejtat rimbushen. Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe vetëm me vaksinim të popullatës do ta mbrojmë shëndetin kolektiv.

Kjo është mënyra e vetme që përsëri të fillojmë të jetojmë pa brenga dhe pa kufizime. Ju thërras që të ndani një orë nga koha juaj dhe të vaksinoheni në pikën më të afërt të vendit tuaj”, ka shkruar Filipçe.
Ndryshe me numrat e fundit janë vaksinuar 66% e personave mbi 70 vjeç. Më tej është vaksinuar 64% e popullatës mbi 60 vjeç dhe 50% e populaltës mbi 50 vjeç.

Baby Boo