RMV – U arr*estua pronari i lokalit tashmë të mbyllur


Policia ka arr*estuar pronarin 46 vjeçar të lokalit në Gostivar, pasi lokali i tij ka punuar jashtë orarit të lejuar.

“Punonjësit policor kanë kryer kontrolle në objekt gastronomik në rrethinën e Vrapçishtit në afërsi të autostradës Tetovë-Gostivar, pronë e R.B. (46) nga Gostivari. Gjatë kontrollit në lokal ka pasur muzikë të gjallë, pesë vallëzuese (katër shtetase të Maqedonisë dhe një shtetase e Bullgarisë) dhe një mashkullor i cili ka punuar si këngëtar”, sqarojnë nga policia.

Raportohet që pronari është arr*estuar në bazë të nenit 206 nga Kodi Pe*nal, ndërsa valltarja bullgare u arr*estua për shkak keqpërdorimit të qëndrimit turistik.
“Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kurse pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, raportojnë nga policia.

Baby Boo