RMV – Serbi: ”Ballkani i Hapur” përshpejton qarkullimin e njerëzve dhe mallrave


Koncepti “Ballkani i Hapur” po jep rezultate të suksesshme. Ajo që po ndodh në vendkalimin kufitar mes RMV-së dhe Serbisë, në Tabanovcë, është dëshmi se partneriteti në kuadër të kësaj nisme lehtëson këmbimin dhe tranzitimin e mallrave dhe udhëtarëve. Në këtë mënyrë janë shprehur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e RMV-së dhe Ministri për Infrastrukturë, ndërtim dhe trafik të Serbisë, Bllagoj Boçvarski dhe Tomislav Momiroviq. Dy ministrat kanë qëndruar në vendkalimin kufitar RMV-Serbi, ku është vendosur koncepti ONE STOP apo një ndalesë në kufi, nismë kjo në kuadër të procesit Ballkani I Hapur.

“Me zbatimin e të ashtuquajturës “ një ndalesë në kufi” dukshëm janë ulur procedurat të hyrje dhe dalje nga dy vendet, në vecanti për mjetet transportuese ku janë vënë “korsi të gjelbërta” për qarkullimin e shpejtë të mallrave” – deklaroi Blagoj Bocvarski, minister i transportit RMV. Ministri serb Momiroviq ka potencuar se suksesi I konceptit “Ballkani I Hapur” ka rezultuar me një projekt rajonal ku është lehtësuar qarkullimi I njerëzve dhe mallrave”

“Arritëm ta rinovojmë vendkalimin e integruar kufitar dhe ta përshpejtojmë trafikun, vecanërisht gjatë verës. Të dhënat thonë se në këtë vendkalim kufitar kalojnë mbi 130 mijë automjete. Kjo dëshmon se sa e nevojshme është nisma “Ballkani I hapur” – tha Tomislav Momiroviq , ministër i infrastrukturës, Serbi. Ky bashkëpunim në kuadër të nismës “Ballkani I Hapur” është përshëndetur edhe nga Bashkësia e Transportit të vendeve të Evropës Juglindore.

“Ky vendkalim kufitar është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të madh mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Kjo do të jetë e mirë për të gjithë në rajon, për qytetarët për sigurinë rrugore, prandaj ka mbështetje të madhe të BE-së në planet ekonomike dhe investuese. – Matej Zakonjshek, drejtor i sekretariatit të transportit për EJL-në.

Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut thanë se në vendkalimin kufitar Tabanovcë, funksionojnë 5 korsi për automjete udhëtarësh, dy për automjete transportuese dhe një korsi për autobusët, kurse po punohet për adaptimin e dy korsive tjera për hyrje të automjeteve të udhëtarëve. /KlanMacedonia/

Baby Boo