RMV, Qeveria do të futet në borxh 580 milionë euro për të menaxhuar situatën me virusin korona


Ministrja e Financave, Nina Angellovska ka informuar se Qeveria këtë javë do të sigurojë mbi 580 milionë euro nga bankat e huaja, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore për qëndrueshmërinë e likuiditetit të buxhetit edhe për garantimin e mbajtjes së vendeve të punës në vend. Qeveria në seancën e së shtunës e ka miratuar planin e Ministrisë së Financave në pjesën për huamarrje dhe financim të buxhetit në periudhën e ardhshme, njofton.

Në planin për obligim dhe financim propozohen tre burime të financimit. Bëhet fjalë për huamarrje në dhënien e eurokambialeve shtetërore në lartësi prej 400 milionë euro për nevojat në kohën e menaxhimit me virusin korona, informoi ministrja Angellovska.

“Kjo huamarrje do të paguhet me mjetet kur të jepet eurokambiali. Ajo mund të ndodh në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi ministrja.

Përveç këtyre 400 milionë eurove borxh, Qeveria do t’I tërheqë edhe 87 milionë euro nga FMN, ndaj të cilave Maqedonia ka të drejtë si anëtare e Fondit. Gjithashtu, Qeveria do të kërkojë mjete për politika zhvillimore nga Banka Botërore, prej kur pritet që të tërhiqen rreth 100 milionë euro. Ministria e Financave I ka dorëzuar të gjitha këto kërkesa deri te institucionet ndërkombëtare. Propozimi për tërheqjen e këtyre mjeteve është nënshkruar edhe nga zv/ministrja e Financave që është nga radhët e VMRO-DPMNE-së.Portalb

Baby Boo