RMV: Prej sot ruajini faturat fiskale, do t’iu kthehet një pjesë e TVSH-së


Duke filluar prej sot, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi ta kthejnë 15 përqindëshin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH), duke i ruajtur dhe dorëzuar faturat fiskale.

TVSH-në mund ta kthejnë persona mbi moshën prej moshës 15-vjeçare të cilët janë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

Si mund ta ktheni TVSH-në?

Nëse keni shkuar në vetëshërbim, restorant apo ndonjë butik, thjesht keni realizuar një pagesë, do të duhet ta kërkoni faturën fiskale për të njëjtën. Pasi të keni marrë faturën, duhet t’i skanoni të njëjtat me telefon dhe t’i dërgoni në aplikacionin që do të jetë e qasshme në DAP. Duhet të skanohet barkodet e faturave fiskale më të voni 10 ditë nga dita e dhënies së faturës. Nëse jeni person i kategorisë së margjinalizuar apo edhe i moshuar, për procesin e kthimit të TVSH-së, si skanimin e barkodeve do të t’iu ndihmojnë shërbimet e DAP-it në sportelet e njësive të DAP.

Për paratë që do të fitohen nga kthimi i TVSH-së qytetarët nuk do të duhet të paguhet tatim. Pagesa e parë e kthimit të TVSH-së do të realizohet në dhjetor të 2019-s, drejtpërdrejt në llogarinë e qytetarit, ndërkaq pas kësaj, pagesa do të realizohet çdo tre muaj, në muajt shkurt, maj, gusht dhe nëntor.

Me këtë, për një person limiti i kthimit të TVSH-së do të arrijë vlerën prej 1.800 denarë për një kuartal, e 28.8000 denarë për një vit. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë së RMV-së, me këtë projekt, në nivel vjetor tërë qytetarëve do t’u kthehet 50 milion euro. Kjo do të vlejë për faturat fiskale që arrijnë vlerën deri 30.000 denarë, por jo edhe për fatura dhe vërtetime

Baby Boo