RMV, Pensionistët të pakënaqur me orën policore

Virusi korona, maska, infektim
Stanka Trajkova, kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të RMV-së kërkoi që edhe një orë më shumë t’i mundësohet pensionistëve të dalin për të kryer shërbimet e tyre.

Baby Boo

Pensionistë e Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve kanë të drejtë të dalin vetëm nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Pensionistët e vlerësojnë se kjo është e pamjaftueshme, sidomos për pensionistët e vendeve rurale.

Përkundër kësaj, ata vlerësojnë se i respektojnë rekomandimet e Qeverisë. Ata shprehin mirënjohje për të gjithë që ndihmojnë pensionistët, si një nga kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara.