RMV: Mbi 300 gjoba brenda një dite për tejkalim të shpejtësisë


Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (20.09.2021) kanë kryer kontrolle të shtuara në territorin e të gjithë vendit, për të sanksionuar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të madhe se sa ishte e lejuar.
Nga MPB thonë se brenda 24 orëve, në territorin e të gjithë vendit janë dë*nuar 313.

“Nga këto, 16 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dy automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 169 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanim, ndërsa 144 jashtë vendbanimeve”.

Baby Boo