RMV, manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha”-Shkup


Nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është më 20 korrik 2021, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.
Nga BFI-ja njoftojnë se namazi i sabahut do të falet në ora 04:45, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:56. Në mes dy namazeve do të ketë program fetar nga Korri i BFI e RMV-së.

“Manifestimi qendror fillon në ora 04:30 dhe do të jetë në transmetim drejt për së drejti në TVM 2. Në të gjitha xhamitë të ketë nivel i disiplinës nga pastërtia e deri te masat që aktulisht vlejnë për anticovid 19”, thuhet në njoftimin nga BFI.
Bashkēsia Fetare Islame e RMV-së të gjithë besimtarëve ju shpreh urime të përzemërta për Festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar kënaqësi dhe ambient gazmor në familjet e tyre dhe duke lutur Allahun Fuqiplotē t’i pranojë ibadetet, kurbanët dhe lutjet tona duke na përfshirë mëshira, bekimi dhe falja e Tij.

Baby Boo