RMV/Gjendja me virusin Korona deri në mesditë, 26 persona të infektuar


Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i personave të prekur nga virusi Korona deri në ora 12:00 të ditës së sotme është 26. Gjatë mëngjesit të sotëm janë testuar 10 pacientë. Tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Pozitivë janë testet e tre pacientëve të cilët janë testuar në Klinikën “Zhan Mitrev”, ndërsa për to Institutit i Shëndetit Publik ka kryer teste kontrolluese, të cilat vetëm se kanë konfirmuar rezultatin paraprak.

Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.

Ministri i drejtësisë sot në mëngjes ka mbajtur mbledhje me Komisionin për sëmundje ngjitëse si dhe ka marrë pjesë në Shtabin e krizës në Qeveri.

Më tepër informata rreth gjendjes me korona virusin në vend, ministri Vneko Filipçe do të njoftoj në pres konferencën e caktuar për më ora 14:00.

Baby Boo