RMV- Biznese të shumta mbesin pa punëtor


Pronarët e kompanive vite me radhë përjashtonin punëtorët nga puna pa ndonjë shpjegim shtesë, paguanin rroga të vogla dhe i mbanin pa sigurim shëndetësor dhe pa u paguar kontributet tjera sociale.
Por sot kudo që shkon mund të shohësh në dyqane apo kompani të ndryshme e veçanërisht ata të ndërtimit se kërkojnë punëtor.

Sektori i ndërtimit është një ndër sektorët më të goditur viteve të fundit si shkak i migrimit dhe po përballohen me vështirësi të shumtë në gjetjen e punëtoreve.
Më mirë nuk është as sektori i gastronomisë, bashkë me atë të tekstilit. Ndërkohë në Agjencinë për punësim vazhdimisht publikohen vende të lira të punës dhe disa konkurse përsëritet si shkak i mosparaqitjes të të interesuarve.

Mbrojtësit e të drejtave të punëtoreve thonë se kjo gjendje e mungesës së punëtoreve po ju kthehet bumerang pronareve pasi që ata deri më tani kanë shkelur të drejtat e punëtoreve dhe kanë përbuzur me ata.
Aktivisti i shoqërisë civile Miki Krstev ka deklaruar se pasojat të cilët po i vuan sektori i punës si shkak i mungesës së fuqisë punëtore në vendit tonë, buron me dekada të tëra të politizimit dhe korr*upsionit në çdo fushë. “Kështu që arsyeja më e madhe që nuk kemi mjaftueshëm punëtorë në vendin tonë është sepse shkelja e të drejtave të punëtoreve asnjëherë nuk ishin sanksionuar sa duhet nga shteti.

Punëtorët kanë frikë të padisin punëdhënësit për shkeljen e të drejtave të tyre sepse punëdhënësi i tyre është i afërt me një funksionar partiak dhe si rezultat i kësaj afërsie dhe mosbesimi në institucione, ata shpesh vendosin të kërkojnë një punë të re në vend që të enden në procese gjyqësore që zgjasin me vite dhe mbi të gjitha janë edhe të shtrenjta”, deklaroi Krstev.
Sipas tij, faktor tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë tkurrje të punëtoreve është sepse punëdhënësit asnjëherë nuk paguajnë oraret shtesë dhe kontributet tjera, por në të shumtë ne rasteve u japin një pagë bazë minimale.

Ai shtoi se punëtorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë, shpesh punojnë jashtë orarit dhe asnjëherë nuk ju mbulohet puna e punuar jashtë orarit. “Gjithashtu edhe masa K-1 nuk përfundon në duart e punëtoreve. Pasi që punëdhënësit atë e paguajnë zyrtarisht, por numri më i madh i tyre kërkojnë që punëtorët t’i kthejnë menjëherë mjetet që i kanë marrë. Sot punëtorët trajtohen si një fshatar gjatë kohës së feudalizmit.
Gjendja e sotme e mungesës së punëtorëve u kthehet bumerang punëdhënëseve pasi që ata janë pasuruar në kurriz të punëtorëve gjatë viteve”, përfundoi Krstev.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se largimi i një pjese të madhe të punëtorëve nga Maqedonia e Veriut, ka efekt në dy dimensione. Sipas tyre, e para është humbja e fuqisë punëtorë që kontribuon në ekonominë e vendit dhe e dyta ulet në masë të madhe edhe fuqia konsumuese.
Ndryshe, sipas hulumtimeve të fundit ka rezultuar se Maqedonia e Veriut, bashkë me Shqipërinë janë ndër vendet me më së shumti migrim të të rinjve dhe që përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Sipas të dhënave që ka publikuar Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, 60 për qind e kompanive kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e kuadrit të kualifikuar për t’i angazhuar në punë.

Baby Boo