RMV, 25 raste të reja të të infektuarve me KOVID-19 dhe një viktimë


Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja të të infektuarve dhe një viktimë, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me këtë, numri i të infektuarve arrin në 354, ndërkaq i viktimave në 10-të.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Në Shkup dhe Kumanovë janë regjistruar 7 raste, në Tetovë – 5, nga dy raste në Prilep dhe Strugë, dhe nga një rast në Gjevgjeli dhe Koçan”, tha Filipçe.

Viktima është 65 vjeçare, e cila ka pasur çrregullime në mushkëri të bardha dhe në zemër.

Filipçe ka njoftuar gjithashtu se 5 pacientë janë çregjistruar nga Klinika Infektive në Shkup.

Për 28 pacientët nga Dibra që gjenden në Klinikën në Shkup, Filipçe ka njoftuar se 11 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po presim që gjatë këtyre ditëve të jenë edhe negativ dhe në bazë të gjendjes së mëtutjeshme, do të vendosim se si do të veprojmë ndaj të njëjtëve”, tha Filipçe.

Në Klinikën infektive në Shkup janë regjistruar 9 pacientë të ri. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë në të, 12 janë në gjendje më të vështirë shëndetësore, prej të cilëve 5 pacientë janë në ventilim mekanik.

Baby Boo