RMV – 1559 riinfektime të reja për një javë


Në periudhën prej 17 deri më 23 janar të këtij viti janë regjistruar 11.610 raste të reja me Kovid-19 në 35 qytete të vendit, që paraqet rritje prej 4,5 për qind në krahasim me javën e kaluar kur ishin të sëmurë 11.115 persona. Përqindja e pozitivitetit lëvizë prej 23,6 deri 34,4 për qind, apo mesatarisht 29,1 për qind. Janë paraqitur 1.559 riinfektime apo për 25 për qind më shumë, si dhe 97 raste të vdekjes, përkatësisht për 76,4 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar, informon Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin e hollësishëm për gjendjen me Kovid-19.
Sipas raportit javor të ISHP-së, në periudhën prej 17 deri më 23 janar janë testuar 39.289 materiale në laboratoret në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, që është ulje prej 15,6 për qind në raport me javën e kaluar.
“Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara 6.045 apo 52,6 për qind janë nga Shkupi, ndërkaq incidenca më e lartë javore është regjistruar në Krushevë përkatësisht 1.127,9 persona pozitivë në 100.000 banorë. Përqindja e pozitivitetit lëvizë prej 23,6 deri 34,4 për qind apo mesatarisht 29,1 për qind. Janë regjistruar persona të sëmurë të të gjitha grup moshave. Më të përfaqësuara janë grup moshat prej 30 deri 39 vjeç me 2.711 të sëmurë apo 23,4 për qind dhe prej 40 deri 49 vjeç me 2.424, përkatësisht 20,9 për qind. Numër më i vogël 267 apo 2,3 për qind është regjistruar tek grup mosha prej 0 deri 9 vjeç. Vërehet rritje e numrit të sëmurëve tek pothuajse të gjitha grup moshat me rritje më të madhe prej 30,9 për qind dhe grup mosha më të moshuar se 60 vjeç me rritje prej 17,1 për qind në raport me javën paraprake. Regjistrohet ulje e numrit të të sëmurëve tek grup moshat prej 10 deri 19 vjeç për 15,3 për qind dhe prej 20 deri 29 vjeç për 18 për qind në raport me javën e kaluar”, kumtoi ISHP.
Nga ISHP informojnë se me status të “të shëruarve” janë bërë 7.627 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak.
“Gjatë javës së kaluar gjithsej janë paraqitur 1.559 riinfektime, me rritje prej 25 për qind në raport me javën paraprake, Janë paraqitur 97 raste të vdekjes në 20 qytete gjatë javës së kaluar, përkatësisht për 76,4 për qind më shumë në raport me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e tyre 38 janë nga Shkupi. Në raport me moshën, numri më i madh – 85 apo 87,6 për qind e të vdekurve i takojnë grup moshës mbi 60 vjeç, ndërsa janë regjistruar edhe tetë të vdekur tek grup mosha prej 50 deri 59 vjeç, nga dy tek grup moshat prej 40 deri 49 vjeç dhe prej 30 deri 39 vjeç”, theksojnë nga ISHP.
Prrej fillimit të vaksinimit më 17.02.2021 përfundimisht me 22 janarin të këtij viti gjithsej janë vaksinuar 864.759 me së paku një dozë të vaksinave kundër COVID-19 në vend dhe jashtë vendit. Tërësisht të vaksinuar (me dy doza) janë gjithsej 841.143 persona, ndërsa me dozë të tretë janë vaksinuar 122.752 persona.

Baby Boo