RMV – 145 riinfektime në 24 orët e fundit


Nga MSH thonë se nga numri total i rasteve të reja (1172), janë regjistruar 145 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 553 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi. 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 69, 70, 78, 83 dhe 84), 3 nga Manastiri (32, 72 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Velesi (30), Ohri (63) dhe Prilepi (62).

Poashtu është regjistruar edhe një viktima nga coronavirusi në Strumicë (59) me datë 15.01.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 250.876, numri i të shëruarve është 223.606, numri i të vdekurve është 8.166, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.104.

Baby Boo