Rizza, që njihet si frizeri më “i shtrenjtë” në Kosovë – ofron qethjen me këste deri në 12 muaj


Frizeri shqiptar me i komentuar Rizza ka bërë të ditur në emisionin “N’kolonë me Shoqen” se nga viti i i ardhshëm qethjen do t’ua mundësojë atyre që dëshirojnë e që nuk i kanë mundësitë, që pagesën ta bëjnë me këste.

Pagesën mund ta bëjnë deri me 12 këste për një prerje të flokëve.

Siç edhe dihet tashmë, Rizza është i njohur për deklarata të çuditshme.

Kujtojmë që Rizza vjen nga rajoni 02. Ai është nga Pantina e Vushtrrisë, ndërkaq punën e filloi në moshë të re në Mitrovicë.

Tani Rizza është zhvendosur me lokacion të ri, rrugës për aeroport ku përveç prerjes së flokëve ka hapur klinikën për mbjelljen e flokëve.

Baby Boo