Rivaliteti mes hoxhallarëve në Pejë, Enes Goga nxjerrë xhematin jashtë, për të injoruar Safet Pushkën


Ishin duke kryer namazin në xhaminë “Kushumliu” në Pejë, kur papritur në derë hyri kryeimami i Pejës, hoxhë Enes Goga, duke iu kërkuar kështu xhematit që po kryenin ritin e përditshëm fetare, që të ndërpresin atë.

Arsyeja pse hoxha Goga bëri një kërkesë të tillë në videon që ka siguruar IndeksOnline, rezulton të jetë imami Safet Pushka, i cili sipas tij nuk është i autorizuar për të falur namazin në këtë xhami.
“Nuk bën të faleni, nuk e keni të lejume me u fal, pas një imami që nuk është i autorizum, nuk ka autorizim. Hajdeni lirojeni, lirojeni rrugën.. Djem pa fjalë, pa zhurmë. Na nuk mundemi me u rreh këtu. Le të del xhemati jashtë…”, dëgjohet teksa thotë hoxha Goga.
Ndërsa xhemati në momentin kur hoxha hynë në xhami dhe fillon t’u flas, mbesin konfuz, e shumica prej tyre vetëm fillojnë të dalin.

I kontaktuar nga IndeksOnline, kryeimami i Pejës, ka pohuar këtë situatë duke bërë të ditur se kishte ndodhur para dy javësh dhe se tashmë është mbyllur si çështje.
“Me datën 12 prill një imam ka qenë i paautorizuar dhe unë i kam thanë që duhet me shku në vendin tënd të punës edhe kaq. Më 12 prill ka qenë ngjarja, kurgjo s’ka qenë. Kurgjo s’ka ndodh.. Nuk e di ku është interesi publik me u marr me këtë punë”, tha Goga.

Në anën tjetër në po këtë video shihet se si hoxha Safet Pushka vazhdon të kryej faljen e namazit.
Pushka që 10 vite është imam në BIK, dhe ushtron profesionin e tij në një xhami tjetër, ndërsa po ashtu ka kërkuar sipas këtyre burimeve që të transferohet në këtë xhami.

Baby Boo