Rita Ora së shpejti nuse? Këngëtarja planifikon martesën me Taika-n!


Gjërat mes Rita Orës dhe Taika Waititi duket se qenkan më serioze se që kemi menduar.
Dyshja që u lidhën në mars të këtij viti që ng bërja publike shihen kudo bashkë.

Burime pranë tyre kanë zbuluar se ata po planifikojnë së shpejti martesën.
Sipas “Daily Mail” kanë nisur të mendojnë për organizimet tashmë.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim.
Taika Waititi ka qenë i martuar më herët me producenten Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Rita është përfolur shpesh për lidhjet e saj me personazhe të famshëm, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar deri në martesë.

Baby Boo