Rita Ora promovon Kosovën në intervistën e re për revistën australiane: “Është një vend i bukur, njerëzit duhet ta vizitojnë atë”


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka treguar çdo herë me krenari vendin prej nga ajo vjen.
Së fundmi, Rita dha një intervistë për “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand” ka folur për origjinën e saj dhe kohën e kaluar si refugjate në Angli gjatë rritjes së saj.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja e saj – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, shkruan revista australiane në përshkrimin e këngëtares shqiptaro-britanike.

Disa vite më vonë lindi vëllai i vogël i Ritës dhe Elenës, Don, dhe Besniku i shtoi mbiemrit të familjes Ora që të shqiptohej më lehtë. “Duke u rritur në Londër, u ndjeva jashtëzakonisht e pranuar”, kujton Rita për “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand”.

“Ishte kaq e përzier, zona ku u rrita. Unë isha shumë me fat – kurrë nuk u ndjeva vërtet si një i huaj. Unë shkova në shkollë, dhe në klasën time kishte shumë lloje të ndryshme emigrantësh dhe refugjatësh. Duke qenë të rritur me të gjitha ato kultura të ndryshme, si somalezët, gjermanët dhe shqiptarët, ndiheshim sikur ishim një ekuipazh, një skuadër”, tha Ora.

Ajo ka performuar edhe për ish-presidentin e ShBA-së, Barack Obama, në shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, në ‘Oscar’ dhe në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ajo u emërua ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe ambasadore nderi për Kosovën, e cila, siç thotë ajo, ka të bëjë me “vendosjen e vendit tim në hartë dhe këshillimin e njerëzve se është gjithashtu një vend i bukur dhe të shkojnë dhe ta vizitojnë atë”.

Rita përndryshe i ka më të shpeshta vizitat e saj në Australi dhe Zelandë të Re, shkaku i angazhimit si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”, por edhe për faktin se në kontinentin e largët gjeti dashurinë e saj, regjisorin Taika Waititi – me të cilin është në lidhje prej më shumë se një viti e gjysmë.

Baby Boo