Rita Ora nis grumbullimin e ndihmave për sistemin shëndetësor të Kosovës


Këngëtarja Rita Ora përmes nismës ‘Një kafe si flutur’ ka nisur me grumbullimin e parave me qëllim të ndihmës për qytetarët e Kosovës në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë COVID-19.

Në një video-adresim përmes Facebook, këngëtarja e njohur ka thënë se fondet do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e gjendjes me koronavirus në Kosovë.

”Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Ora.

Baby Boo